Dea Mishel “pushton” ashensorin me pozat e saj
1
Dea Mishel duket se ka gjetur lokacionin perfekt për fotot e radhës.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka publikuar një seri fotosh, ku shfaqet duke pozuar në ashensor, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Me një stil të kuruar dhe poza provokuese, Dea e ka kthyer edhe ashensorin në një “studio” personale fotografike.
Në postimin e saj, ajo ka zgjedhur pikërisht ambientin e liftit për të realizuar të gjitha fotot, duke i dhënë postimit një tjetër atmosferë.
Fotot nuk kaluan pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët reaguan me komente dhe pëlqime në rrjetet sociale
