“Diku mes parajsës dhe privatësisë”/ Luana Vjollca ndez rrjetin nga pushimet luksoze
15
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në rrjete sociale.
E shfaqur duke shijuar ditët e verës në një ambient luksoz, Luana ka pozuar pranë pishinës e veshur me një fustan të zi, teksa ka kompletuar paraqitjen me syze dielli dhe aksesorë elegantë.
Krahas fotografive, ajo ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër dhe mjaft intrigues: “Diku mes parajsës dhe privatësisë”.
Postimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj, të cilët kanë reaguar me komente dhe pëlqime, duke komplimentuar paraqitjen dhe stilin e moderatores.
Luana vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar, ndërsa çdo paraqitje e saj në rrjetet sociale zgjon interes të madh tek publiku.


