Dua Lipa numëron orët deri te ditëlindja, zbulon detajin e veçantë

August 21, 2026


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është në prag të një prej ditëve më të veçanta për të.

Artistja pritet të festojë ditëlindjen e saj më 21 gusht, ndërsa këtë moment duket se po e pret me shumë entuziazëm.

Përmes një postimi në Instagram, Dua ka ndarë një fotografi nga pushimet e saj, teksa shfaqet e veshur me të zeza.

“Jam e fiksuar pas ditëlindjeve dhe, sa për ironi, e imja është nesër… 31 ””, ka shkruar ajo me humor, duke treguar se mezi po pret të vijë dita e saj e veçantë.

Dua Lipa, e cila këtë vit mbush 31 vjeç, vazhdon të jetë një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare, me hite globale, koncerte të shumta dhe një ndikim të madh edhe në botën e modës.






Source link