Parashikimi i motit për vikend

August 21, 2026


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit.

IHMK tha se gjatë të shtunës do të mbajte mot i nxehtë, ku, temperaturat minimale do jenë mes 11 dhe 15 gradë, ndërsa, ato maksimale mes 32 dhe 38 gradë celsius.

Në njoftim, jepet parashikimi edhe për të dielën, ku temperaturat minimale pritet të jenë mes 11 dhe 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 29 dhe 34 gradë celsius.

Postimi:

E SHTUNË – 22 GUSHT

Në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat:

Minimalet: 11°C – 15°C

Maksimalet: 32°C – 38°C

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë përforcime të përkohshme.

Kushtet biometeorologjike: Ngarkesë termike e shtuar gjatë mesditës dhe pasdites.

Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat e larta dhe moti i thatë do të rrisin nevojën për ujë. Rekomandohet ujitja sipas nevojës.

Indeksi UV: I LARTË – Rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veçanërisht gjatë mesditës.

E DIEL – 23 GUSHT

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pa reshje. Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me të shtunën.

Temperaturat:

Minimalet: 11°C – 16°C

Maksimalet: 29°C – 34°C




Source link