Pritje madhështore për Brikenën në shtëpi, nuk mungon as Mateo
27
Pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania, Brikena është rikthyer në Kosovë ku është surprizuar nga familja me një pritje të jashtëzakonshme, shkruan Kosovarja.
Shtëpia e saj ishte zbukuruar me dekor të veçantë, plot ëmbëlsira dhe dhurata, duke krijuar një atmosferë festive për rikthimin e saj pas aventurës në reality show.
Ajo që mori vëmendje ishte edhe prania simbolike e Mateos, i cili nuk mungoi as në këtë festë, pasi familja e Brikenës kishte vendosur fotografinë e tij .
Kujtojmë që Mateo vazhdon ende garën për çmimin e madh, ndërsa mbështetja për të nga jashtë duket se nuk po mungon.
