Deklaruan se ishin ndarë, por kamerat i nxorën ‘zbuluar’, çfarë po ndodh me ish-konkurrentët e BBVIP? – Lajme Big Brother Vip
Para pak kohësh ish-banori i Big Brother VIP 5 Keijsi, deklaroi në Top Albania Radio se nuk ishte më në një lidhje romantike me Inën, me të cilën nisi marrëdhënien brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mirëpo, në një video të publikuar në faqen e Instagramit të ‘Fan Club-it’, çifti u pa shumë pranë njëri-tjetrit. Në video duket Keijsi duke i bërë foto Inës, e cila më pas është afruar pranë ish-banorit.
Nuk duhet nëse çifti është ribashkuar, pasi nuk ka asnjë deklaratë prej tyre.
Ata u njohën në ‘Përputhen’ ku siç kanë deklaruar ishin vetëm miq, ndërkohë që Keijsi ishte në një marrëdhënie me Stelinën, një tjetër ish- konkurrente.
Gjatë kohës që të tre ata ishin në shtëpinë e Big Brother VIP, Keijsi edhe Ina krijuan një marrëdhënie kur shkëmbyen edhe puthje në buzë.