Debatet e ashpra të “Big Brother VIP” mesa duket nuk mbyllen vetëm brenda mureve të shtëpisë apo në studiot televizive. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Fan Club”, u shënua një përplasje e fortë mes ish-banores Edisa dhe motrës së Mateos, Kejsi Borri.
Shkak i këtij debati u bënë komentet dhe kritikat e vazhdueshme që Edisa ka bërë ndaj Mateos dhe Brikenës (si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë), gjë që detyroi Kejsin t’u dilte në mbrojtje hapur vëllait të saj dhe partneres së tij.
Por, kur të gjithë menduan se gjithçka u sqarua dhe mbeti në atë studio, Edisa ka zgjedhur ta çojë këtë “luftë” në një tjetër nivel. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka lëshuar një deklaratë “bombë”, duke nënkuptuar se inati i Kejsit nuk ka të bëjë fare me lojën e Mateos, por fsheh një prapaskenë të vjetër personale.
Duke publikuar një foto të sajën, Edisa ka lënë këtë mbishkrim thumbues:
“Tani e mora vesh që @kejsiborriii paska inate të vjetra me mua. Chill baby girl se unë as nuk e dija që ti i qenke vardisur kaq shumë ish-të fejuarit tim 😉”
Screenshot