Ledina Çelo pranë të 50-ave, mahnit me linjat e saj trupore
1
Këngëtarja Ledina Çelo prej kohësh është distancuar nga skena muzikore, por vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan momente nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi nga pushimet në një destinacion bregdetar, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës.
Në imazhet e publikuara, Ledina ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen elegante.
Edhe pse është pranë moshës 50-vjeçare, këngëtarja duket në formë shumë të mirë, ndërsa fotografitë e saj kanë marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.
