Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia
1
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Domë të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një nënë e re dhe dy fëmijët e saj të mitur humbën jetën pasi banesa ku po qëndronin u përfshi nga flakët.
Përmes një mesazhi, Begaj shprehu dhimbjen për këtë tragjedi dhe u përcolli ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe.U prehshin në paqe!”, ka shkruar ai.