45 vjet nga “Dasma e shekullit” e Lady Diana Spencer dhe Princit Charles

July 29, 2026


Ceremonia martesore e Lady Diana Spencer me princin Charles mbajtur me 29 korrik 1981 mori titullin “dasma e shekullit”.

Kjo datë ndyshoi plotësisht jetën e një vajze 20-vjeçare, e cila do të bëhej një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të familjes mbretërore britanike edhe pse martesa e saj me princin Charles përfundoi me divorc në vitin 1996.

Diana Spencer u bë qytetarja e parë e zakonshme britanike që martohej me një trashëgimtar të drejtpërdrejtë të fronit pas afro 300 vjetësh.

Para martesës me Princin Charles ajo punonte si edukatore ndërsa pas martesës ajo iu përkushtua veçanërisht kauzave që lidhen me fëmijët, të sëmurët dhe grupet më të pambrojtura.

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë” ka deklaruar në atë kohë princeshë Diana.






Source link