“Më njeh më mirë se kushdo tjetër”, Adrola nxjerr bisedën private me të ëmën

August 7, 2026


Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një bisedë shumë private dhe emocionale me nënën e saj.

Përmes një postimi në Instastory, Adrola ka treguar mbështetjen e madhe që merr nga familja dhe lidhjen e fortë me të ëmën, e cila i ka dërguar një video me mesazh motivues për gratë e pavarura.
Në videon e dërguar nga e ëma shkruhej një dedikim për çdo vajzë që rindërton jetën e saj e vetme, pa ndihmën e askujt apo paratë e babait, por vetëm me punë të ndershme, përkushtim dhe këmbëngulje.
Kjo shkëputje nga biseda e ka prekur modelen, e cila nuk ka hezituar të shprehë publikisht mirënjohjen dhe dashurinë e saj për nënën.
Krah bisedës së publikuar, Adrola ka shkruar:
“Mami ma dërgoi këtë sot dhe… më njeh më mirë se kushdo tjetër. Jam shumë me fat që Zoti zgjodhi pikërisht atë të ishte mamaja ime, dhe akoma më me fat që jam vajza e saj.” Ajo i është përgjigjur nënës edhe në bisedë me fjalët: “Fal teje Mrika, t’kam pa ty sa ke vujt e që s’të është ndje zëri kurrë”, ndërsa e ëma i është kthyer me ëmbëlsi: “O të kam jetëëë”.
Kjo bisedë mjaft e ngrohtë ka marrë vëmendjen e ndjekësve, duke treguar edhe një herë vlerat familjare që modelja i çmon më së shumti në jetën e saj.




Source link