E mitura ikën te babai, vjehrra dyshohet se e rrahu – partneri 17-vjeçar e kërcënoi familjen
3
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Graçanicë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar fizikisht nga vjehrra e saj, ndërsa partneri i saj po ashtu i mitur dyshohet se ka kërcënuar familjen e saj.
Sinjali mëson se të dyshuar janë B.A, 69 vjeçar dhe E.A, 17 vjeçar, ndërsa viktimë është M.K 15 vjeçar.
Sipas burimeve, Policia ka ndërhyrë pas raportimit të një rasti të dhunës në familje në Lagjen Rome në Graçanicë.
Nga hetimet fillestare dyshohet se Baksise Abdulahi, e identifikuar si vjehrra e të miturës, e ka goditur viktimën me shuplaka.
Ndërkaq, E.A 17 vjeçar, i cili bashkëjetonte me të miturën, dyshohet se e ka kërcënuar familjen e saj, duke u thënë se nëse ajo nuk kthehej të jetonte me të, do të merrej me vëllezërit e saj. Sipas raportit policor, ai gjithashtu e kishte kapur për krahu dhe e kishte kthyer sërish në banesë, pasi e mitura ishte larguar dhe kishte shkuar te babai i saj.
Të gjitha palët janë intervistuar në prani të avokatëve dhe punonjësve socialë.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedurë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.