Raportohet për takim të ri mes Kurtit dhe Abdixhikut në Kuvendin e Kosovës

August 7, 2026


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raportohet se janë takuar sërish në Kuvendin e Kosovës.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një marrëveshje politike lidhur me zhvillimet e fundit institucionale.

Kujtojmë se sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e nisur një ditë më parë, u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka kërkuar kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.




Source link