Fëmija humb jetën pas zjarrit në shtëpi, dyshohet edhe për dy viktima

July 29, 2026


Një rast tragjik raportohet se ka ndodhur në Domen të Postribës në Shqipëri, ku një zjarr ka rënë brenda një shtëpie duke shkaktuar viktima.

Forcat zjarrfikëse kanë gjetur një fëmijë të pajetë ndërsa po kërkojnë për nënën dhe fëmijën tjetër që dyshohet se kanë humbur jetën në ngjarjen tragjike, raporton A2 CNN.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Shtëpia ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.

Advertisement
Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.




Source link