Mërgimtares iu vodhën 94 mijë franga në Pejë, ende asnjë i arrestuar

July 15, 2026


Policia e rajonit të Pejës ka dhënë detaje lidhur me vjedhjen e rëndë në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ku një mërgimtareje dyshohet se iu vodhën 94 mijë franga nga valixhja e saj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Pos tjerash, ai deklaroi se viktima është intervistuar nga ana e autoriteteve, ndërkohë bëri të ditur se ende nuk ka të arrestuar.




Source link