Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë

July 15, 2026


Janë publikuar të dhënat rreth kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve përgjatë muajit maj në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, gjatë muajit maj janë regjistruar gjithsej 1.037 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), transmeton Klankosova.tv.

Krahasuar me muajin prill 2026, në muajin maj ka rënie të numrit të kurorëzimeve rreth 7,9%.

Kurse, në këtë periudhë janë regjistruar 117 raste të shkurorëzimeve në Kosovë.

Krahasuar me muajin prill ka rritje të numrit të shkurorëzimeve për 5,4%.




Source link