Justin dhe Hailey Bieber investojnë mbi 10 milionë euro në një apartament luksoz në Manhattan
4
Për rreth 10,7 milionë euro, Justin (32) dhe Hailey Bieber (29) kanë blerë një apartament në zonën Lower Manhattan të Nju Jorkut.
Superylli i muzikës pop dhe sipërmarrësja në industrinë e bukurisë kanë siguruar një banesë prej 260 metrash katrorë në Leroy Street, një ndërtesë që reklamohet me premtimin për privatësi dhe anonimatin e banorëve të saj, raporton The Wall Street Journal, transmeton Indeksonline.
Sipas The New York Times, apartamenti i çiftit përfshin katër dhoma gjumi, katër banjo e gjysmë, një kuzhinë moderne të hapur me sipërfaqe pune prej mermeri, gjashtë mure të dedikuara për ekspozimin e veprave të artit, një ashensor privat dhe pamje nga lumi Hudson.
Ndërtesa, e ndërtuar nëntë vjet më parë, ka 15 kate dhe 56 njësi banimi. Ajo është projektuar nga studioja e njohur e arkitekturës Herzog & de Meuron nga Bazeli, Zvicër.