Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Ferma VIP”, Sara Karaj është përballur me një valë të njëpasnjëshme komentesh dhe sulmesh në rrjetet e saj sociale.
Përpos mbështetjes dhe dashamirësisë nga ndjekësit e saj besnikë, në profilin e ish-konkurrentes nuk kanë munguar as kritikat e ashpra dhe komentet negative lidhur me pamjen e saj fizike.
Ndër komentet më të shpeshta që kanë pushtuar postimet e saj së fundmi, janë ato që lidhen drejtpërdrejt me peshën dhe ndryshimin e trupit.
Shumë komentues kanë vënë në dukje diferencën mes fotove që ajo ndan në Instagram dhe asaj çfarë publiku pa përgjatë muajve në ekran, duke e akuzuar hapur Saren për përdorim të tepërt të fotoshopit.
“Sikur nuk ishe kaq e dobët në fermë”, ka qenë një nga fjalitë që ka dritësuar më së shumti në seksionin e komenteve.
Por, në vend që t’i injoronte apo t’i fshinte këto reagime, Sara ka zgjedhur të kundërpërgjigjet në mënyrën më të pastër dhe të guximshme: duke treguar realitetin pa asnjë filtër.
Përmes disa imazheve të ndara në profilin e saj zyrtar, ajo ka treguar pa asnjë drojë apo kompleks trupin e saj në rroba banje, duke nxjerrë në pah strijat dhe celulitin—diçka krejtësisht normale dhe njerëzore për trupin e çdo femre.
Krahas këtyre fotove tejet natyrale, Sara ka lënë edhe një përshkrim mjaft goditës e ironik, i cili shkon si një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë mësuar me perfeksionin fals të internetit: “Alien për rrjetet sociale 🚶♀️”
Screenshot
Screenshot
Screenshot