Publiku po bojkoton platformën ‘X Media’? Vjen reagimi ~thumbues~ i Romeo Veshajt
Platforma “X Media”, e krijuar nga vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, ka pezulluar publikimin e përmbajtjeve të reja prej më shumë se tre javësh, duke nxitur një valë pikëpyetjesh dhe thashethemesh mes ndjekësve për të ardhmen e këtij projekti mediatik.
Gjithçka nisi pas publikimit të fundit në platformë, i cili daton më 13 qershor me emisionin “Më Lër Ta Mbaroj”.
Edhe pse në fund të atij episodi Donaldi u shpreh me ty rëndomte “shihemi javën tjetër”, që prej asaj dite nuk është transmetuar asnjë program i ri dhe nuk është dhënë asnjë sqarim zyrtar për këtë ndërprerje të papritur.
Kjo heshtje erdhi në një moment delikat për vëllezërit Veshaj, të cilët së fundmi u përfshinë në debate publike lidhur me investimet në Zvërnec.
Duke qenë se qëndrimi i tyre ishte pro investimit dhe kundër protestës, dyshja pësoi një rënie të ndjeshme të ndjekësve në rrjetet sociale.
Kjo bëri që në rrjet të aludohej gjerësisht se ata e kishin lënë pezull programin, pasi njerëzit kishin filluar t’u bënin “cancel” (boycott) produksioneve të tyre.
Pas thashethemeve të shumta që qarkulluan lart e poshtë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Romeo Veshaj, i cili ka zgjedhur ta thyejë heshtjen përmes një mesazhi tejet thumbues dhe sarkastik.
Në një foto të ndarë në InstaStory, Romeo shfaqet i ulur në zyrën e “X Media”, i mbështetur në tryezën e punës pranë laptopit të tij dhe me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë, duke treguar se aktiviteti i tyre vazhdon prapaskenave.
Megjithatë, ajo që mori vëmendjen e plotë ishte shkrimi mbi foto: “Ç’thotë plazhi?! Mirë?!”, ndoshta duke dashur të tregojë se kanë marrë thjesht pak kohë pushimi.
Screenshot