Aktori konfirmon lidhjen me modelen 9 vjet më të re, del foto e puthjes
5
Aktori Glen Powell dhe e dashura e tij Michelle “Mimi” Randolph kanë konfirmuar lidhjen e tyre në Instagram, duke postuar foto të tyre duke u puthur gjatë një festimi të Ditës së Pavarësisë Amerikane.
Ylli i “Top Gun: Maverick” dhe modelja 28-vjeçare i kanë dhënë fund muajve të spekulimeve rreth romancës së tyre, raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Randolph ndau një sërë fotosh nga festimi i 4 korrikut në llogarinë e saj në Instagram, përfshirë njërën ku ajo puth aktorin 37-vjeçar. “Zemra ime është kaq plot”, shkroi ajo në mbishkrim.
Powell u përgjigj shpejt në komente: “Edhe imja është”.
Çifti u lidh për herë të parë në nëntor 2023, dhe në maj 2024, ata u panë së bashku në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami, duke nxitur më tej thashethemet. Pavarësisht paraqitjeve të tyre gjithnjë e më të shpeshta publike së bashku, ata nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre deri më tani.