Aty ku ka urrejtje, të sjellim dashni
1
Pasi Kosova po niset drejt zgjedhjeve, ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar me anë të një videoje në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Ajo tha se mbrëmja e së martës ka qenë e rëndë për popullin e Kosovës, megjithatë shtoi se qytetarët kanë ditur të ngriten edhe nga momente shumë më të rënda.
“Ka ardh momenti që të japim dashni për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës, aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni për njëri-tjetrin”, tha ajo.
“Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, shtoi Osmani.