Biznesmenia 29-vjeçare qëllohet me armë në të PASME!
1
Një koncert i muzikës country në Sao Paolo të Brazilit është mbyllur me një konfrontim të pazakontë midis një 29-vjeçareje dhe një biznesmeni të zonës. Giovanna Abdalla pas një debati që përfundoi me fyerje gjatë koncertit shkoi të përballej, së bashku me bashkëshortin e saj Marcelo Rossato, në shtëpinë e biznesmenit Rafael Araldi Moreira.
29-vjeçarja, po biznesmene e zonës, pasi zbriti nga makina nisi të qëllonte shtëpinë e burrit që e fyeu me rripin e saj, por kundërpërgjigja nga Moreira ishte më e ashpër, pasi ai përdori armën.
Siç raportojnë mediat braziliane, gruaja u qëllua në të pasme, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë çiftin duke tentuar të largohen pasi nisin të shtënat nga pas një muri rrethues. Giovanna qëllohet një herë në të pasme dhe lëkundet nga dhimbja, duke mbajtur plagën e saj. Ajo dhe burri i saj hipin përsëri në kamionçinën e tyre përpara se të nisen me shpejtësi për në spital.