Hiqet si mik i saj, ama Adioni nuk e fsheh dot xhelozinë pas dronit të Tayna-s për Mozën: “Ma prishi ditën…”

April 16, 2026


Në “Ferma VIP”, raportet po ndryshojnë me shpejtësi dhe ai që Mimoza Ahmeti e konsideron si një nga miqtë e saj më të mirë, Adioni, mesa duket ushqen ndjenja krejt të tjera.

Pas surprizës nga qielli, ku reperja Tayna dërgoi një dron me mesazh mbështetës për Mozën, Adioni nuk e ka fshehur dot xhelozinë.

Ndonëse mesazhi i Taynës ishte plot dritë, Adioni ka zgjedhur ta ironizojë hapur, duke u munduar t’ia ulë vlerën mbështetjes që poetja po merr nga jashtë.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai e quajti tekstin e dronit si diçka të sajuar dhe jo reale.

Fjalim nga Chat GPT, se tani u bë fanse e Taynës kjo! Respekte për Tayna-n, por mesazhi nuk është i duhuri. Nga jashtë ndoshta duket mirë, por veç këtu me ardh Tayna me e duru [Mozën], s’e kish duru as një orë! Mua dje ma prishi ditën time! T’i kallezoj pak Taynës që nuk është aq e mirë sa duket,” – përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre “miqësor” brenda fermës mund të jetë thjesht një fasadë, ndërsa xhelozia për vëmendjen që merr Moza po del tashmë në sipërfaqe.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Mimoza kur të mësojë këto deklarata të “mikut” të saj, i cili duket se ka nisur një fushatë të hapur kundër imazhit të saj.



Source link