Ina ka dy fjalë për Keijsin pas ndarjes së tyre: Faleminderit për çdo grimcë…

April 16, 2026


E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka ndarë më shumë detaje rreth eksperiencës së saj në një nga formatet më të ndjekura në Shqipëri.

Ajo u ndal jo vetëm tek dinamika e lojës dhe emocionet që përjetoi brenda shtëpisë, por edhe tek jeta e saj personale, duke sqaruar disa nga aludimet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Pak ditë më parë, Keijsi, i ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, deklaroi publikisht se ai dhe Ina nuk janë më në një lidhje. Kjo deklaratë ngriti menjëherë pikëpyetje mes ndjekësve, të cilët kanë qenë të interesuar për raportin mes tyre që prej daljes nga shtëpia e “BBVIP”.
Megjithatë, situata u bë edhe më e paqartë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku Keijsi shihej duke i bërë foto Inës në studion e “Big Brother Fan Club”. Ky moment ngjalli dyshime të reja dhe shtoi kureshtjen e publikut për të kuptuar nëse mes tyre kishte ende diçka më shumë sesa një raport miqësor.

Për herë të parë, Ina ka zgjedhur të flasë hapur për këtë situatë, duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi statusin aktual të marrëdhënies, por duke lënë të kuptohet se mes tyre ekziston një respekt dhe mirënjohje e ndërsjellë.

“Mund t’ia kem thënë, mund të jetë nënkuptuar, por mund ta them prapë… Është vetëm një faleminderit shumë e madhe për çdo grimcë fryme, energjie, mbështetje, dashurie që ka bërë për mua brenda dhe jashtë programit.”






Source link