Përlau 33 mln euro para publike, SPAK sekuestron kompaninë e Mir Pepës (Pepa Group), ja zyrtarët që i dhanë tendera bosit të kokainës (EMRAT)

April 15, 2026


SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Jetmir Pepës, i cili u shpall në kërkim si kreu i një grupi kriminal që trafikonte kokainë. Bëhet fjalë për kompani “Pepa Group”, HEC, hotele apartamente dhe sipërfaqe toke. SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë.

Kompania e ndërtimit Pepa Group, e sekustruar si aset kriminal, ka marrë vetme mbi 33 milionë euro tendera nga buxheti i shtetit gjatë 10 viteve të fundit. Kompania rezulton aktualisht në emrin e Leorik, Urjola Pepa, Brian dhe Brixhilda Pepa. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se pronari real i kompanisë është Jetmir Pepa allias Marashi.

Kompania e ndërtimit dyshohet se është përdorur nga Mir Pepa për të pastruar paratë produkt i trafikut të kokainës. Paratë e drogës janë miksuar me paratë publike. Një listë zyrtarësh publikë kanë firmosur tendera të paracaktuar me pazar në tavolinë për Mir Pepën, me sa duket duke marrë në këmbim para droge.

Zyrtarët që kanë firmosur tendera për kompaninë e trafikantit të drogës Mir Pepa janë: Albert Halilaj, Emiriana Sako, Fran Tuci, Arlinda Pogaj, Ervin Sadiku, Gentian Gjyli, Evis Berberi, Fatjon Dhuli, Dritan Agolli etj. Nisur nga transaksionet, shumat kryesore të parave publike bosi i kokainës Mir Pepa i ka marrë nga Bashkia e Tiranës./ Marrë nga “Prapaskena”



Source link