Harrohet lidhja jashtë! Ndodh puthja mes Vaneses e Indritit? – Ora Info

April 15, 2026


Ferma VIP 3 po vazhdon të prodhojë dinamika të reja, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është raporti që po zhvillohet mes Indrit dhe Vanesës.

Gjatë mbrëmjes ku po festohej ditëlindja e Klodit, dyshja u pa më pranë se kurrë. Pamjet e fundit që po qarkullojnë ngrenë pikëpyetjen nëse kjo ishte puthja e parë zyrtare mes tyre, pas shumë momenteve intime dhe një afrimiteti që nuk po fshihet më nga asnjëri prej fermerëve.

Por e gjithë kjo situatë vjen me një pengesë mjaft serioze. Vanesa ka deklaruar publikisht që ka një status dhe është në një marrëdhënie jashtë shtëpisë. Ajo ka shprehur vazhdimisht se kjo gjë po e rëndon emocionalisht dhe po e bën të ndihet në faj. Së fundmi, Vanesa pranoi se sa herë që ka momente afrimiteti me Indrin, mendja i shkon te partneri i saj, dhe madje pyetjes se çfarë do t’i thoshte atij pas pamjeve nga ferma, ajo iu përgjigj thjesht me “Më fal”. Ajo kërkon të ruajë balancat për të mos lënduar askënd dhe shprehet se nuk do të humbasë mbështetjen e Indrit, por e pranon hapur fajin.

Nga ana tjetër, Indri duket se i ka gjërat shumë më të qarta dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai ka shprehur pëlqimin e tij hapur për Vanesën, duke theksuar se kanë kimi, se ajo është një vajzë e kompletuar dhe se ai e do fort atë për njeriun që është. Indri po përpiqet ta përjetojë këtë raport në mënyrë sa më natyrale, pavarësisht vështirësive që ofron vetë presioni i atij formati.

A do të jetë ky afrimitet një pikë kthese që do ta bëjë Vanesën të marrë një vendim përfundimtar mes Indrit dhe lidhjes që ka jashtë? Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet mes tyre.





Source link