Se paku 30 apartamente dhe e gjithe fasada e pallatit te kompleksit ARLIS ne zonen e Farmacise 10 prane QSUT, jane demtuar nga zjarri i permasave te medha qe ra aty diten e djeshme.
Ngjarja tjetet e rende, per fat te keq e perseritur, ka ngritur shqetesimin e madh jo vetem per sigurine e godinave te banimit ne Tirane, por me teper se kaq, per hapesirat e pamjaftueshme per levizjen e policise dhe zjarrfikesve ne aksione te tilla.
Nga ana tjeter ende po hetohet per shkakun e zjarrit tragjik ne aspekin material per shume banore qe kishin blere apartamente nga kompania ndertuese Arlis.
Disa imazhe, te publikuara ne rrjet ne fakt tregojne momentet e para te zjarrit.
Behet fjale per djegien e disa materialeve para hyrjes se Big Market ne ate pallati, ku prej flakeve aty para, ka marre zjarr fasada.
Ne momentet e para te ngjarjes, flaket kane qene te izoluara ndersa para Big Market, vihet re nje djale qe perpiqet ti shuaje ato me nje kove uje.Askujt nuk ia mori mendja, se flaket e tilla do te kalonin ne fasade, nje shtrese qe duhej te mbronte godinen ne fakt.
Aq me keq akoma, nuk pritej qe te ishte materiali i fasades ai qe perhapu akoma me shume flaket.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, deklaroi ditën e djeshme se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Ai theksoi se situata është vënë nën kontroll, por vijon puna për izolimin e të gjitha vatrave brenda banesave.
“Është shumë shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit. Jemi angazhuar maksimalisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat emergjente, me të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve, që tashmë e kemi në kontroll.
Është akoma shumë shpejt për të thënë se zjarri është fikur pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave.“, u shpreh Cara.