Luiz Ejlli “shtang” Sara Hoxhën, i bën këtë dhuratë – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Luiz Ejlli ka surprizuar Sara Hoxhën me një buqetë të madhe me lule rozë, ndërsa momenti është publikuar në rrjetet sociale dhe ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Në videon e shpërndarë, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” shfaqet teksa i dorëzon Sarës buqetën, duke e shoqëruar dhuratën me disa fjalë dhe një mesazh të veçantë.
“Të kam sjellë edhe lule. Është lulja më e rrallë në Shqipëri, në Ballkan. E meriton një vajzë si ti. Kjo buqetë është një buqetë paqeje”, dëgjohet të thotë Luizi gjatë takimit.
Sara, nga ana tjetër, shihet duke marrë buqetën, ndërsa përmasat e saj të mëdha bien menjëherë në sy.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra se si këngëtari e ka përshkruar dhuratën, duke e quajtur një “buqetë paqeje”.