Dhu*ohet keq Elton Tozaj, kujdes pamjet – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Gazetari Elton Tozaj ka publikuar mbrëmjen e sotme një fotografi shqetësuese në Instagram, ku shfaqet me gjak në fytyrë, qafë dhe veshje, ndërsa ka paralajmëruar personin që, sipas tij, është përgjegjës për atë që i ka ndodhur.
Në fotografinë e shpërndarë në InstaStory, Tozaj shfaqet me një fashë rreth pjesës së poshtme të fytyrës, ndërsa në qafë dhe në bluzën e tij dallohen njolla të shumta gjaku.
“Kushdo që e bëri këtë do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot!”, ka shkruar gazetari krahas imazhit.
Deri në këto momente, Tozaj nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur, ku është regjistruar ngjarja apo kush mund të jetë përgjegjës për gjendjen në të cilën shfaqet.
Gjithashtu, nuk dihet nëse gazetari ka qenë viktimë e një sulmi fizik apo nëse bëhet fjalë për një incident tjetër. Fotografia dhe mesazhi i publikuar prej tij nuk sqarojnë rrethanat.
Kujtojmë se Elton Tozaj ka qenë mjaft aktiv së fundmi me deklarata dhe denoncime publike, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në dalje të ndryshme televizive.
Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë informacion që ta lidhë ngjarjen e pretenduar me aktivitetin e tij si gazetar.
Pas publikimit të fotografisë, mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e Tozajt, ndërsa priten sqarime të mëtejshme prej tij.
