Aksident i rende ne vend/ Makina perplas per vd*kje kembesorin – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

November 4, 2026 •


Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan-Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, Baftjar Shahaj, banues në fshatin Levan, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia bën me dije se nga testi i alkoolit rezultoi se 58-vjeçari nuk kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Burimi: top-channel.tv



Source link