Rikthimi i fuqishëm në ekran/ ‘Big Brother Vip’ drejt nisjes, moderatori zbulon detajin e ri nga prapaskenat
“Big Brother VIP Kosova 5” po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimit në ekran, ndërsa përgatitjet për edicionin e ri duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Një detaj i ri nga prapaskenat është zbuluar nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili përmes një InstaStory ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e klipeve promovuese për sezonin e pestë të formatit.
Ky zhvillim ka shtuar pritshmëritë e publikut, teksa produksioni po finalizon gradualisht përgatitjet para nisjes së spektaklit.
Puna për “Big Brother VIP Kosova 5” ka nisur prej muajsh. Në fund të gushtit, Hamiti kishte publikuar edhe një pamje nga procesi i përzgjedhjes së banorëve, duke i mbuluar portretet e kandidatëve dhe duke e cilësuar kastin e ri si “më të fuqishmin deri më sot”.
