Aferë s’ksuale, gazetari shqiptar paralajmëron publikimin e fotove të një deputeti të Vetëvendosjes – Ora Info
Gazetari nga Shqipëria, Elton Tozaj, ka bërë një deklaratë të bujshme në një video të publikuar në TikTok, ku ka paralajmëruar se do të publikojë fotografi që, sipas tij, lidhen me një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tozaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një deputet të Kosovës, për të cilin pretendon se “ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë”.
“Duhet të keni diçka parasysh, Kosova ka një deputet i cili ka rënë viktimë në mënyrën më spektakolare, se ai ka dërguar më shumë foto se të gjithë këta që i përmenda këtu bashkë. Deputet që ka bërë namin. I Vetëvendosjes është deputeti, do të dalë edhe ai, po le të mbarojmë shpejt e shpejt këto, pastaj fillojmë me Big Brother-in politik se aty do të keni spektakël, do i shikoni këto që neve na duken idhuj janë njerëzit më të pisët, që i keni pa ndonjëherë”, ka deklaruar ai.
Gazetari nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit, ndërsa nga deklarata e tij lë të kuptohet se pretendon se në një moment të mëvonshëm do të publikojë fotografi lidhur me këtë rast.