Nuk ka pajtim për nënkryetarët, seanca vazhdon të premten

September 9, 2026


Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish, vetëm pak pasi kishte rifilluar.

Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të premten, nga ora 11:00.

Gjatë seancës pati një kërkesë nga Haxhiu e cila iu drejtua deputetit serb Simiq, duke i kërkuar ta tërheqë një deklaratë të më hershme.

“Popull serb ka vetëm në Serbi, tërhiqeni deklaratën”, ka thënë Haxhiu.

Seanca ishte ndërprerë më herët për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së votimit për nënkryetarët e kuvendit.



Source link