Përkrah Jonida Maliqit në dasmën e Kidës/ Aliessio Alia thyhen heshtjen, ja e vërteta

September 9, 2026


Modeli Alessio Aliaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Në shtëpinë tonë” me Alban Musën, ku ndau me publikun disa prej momenteve më të bukura të kësaj vere.

Së fundmi, Alessio ka qenë në qendër të vëmendjes për fotot e publikuara në mediat online në dasmën e Kidës të mbajtur në Romë përkrah këngëtares Jonida Maliqi. Në studio, ai foli për raportin me të, duke iu përgjigjur me sportivitet kureshtjes që kanë ngjallur imazhet e tyre gjatë kësaj vere.

“Po ne kemi qenë në dasmë, se e kemi mikeshë Kidën. Jeta personale është mirë të rrijë e tille, kam qejf t’i shijoj gjërat dhe po e shijoj. Gjërat rrjedhin vetë”, u shpreh ai.

Por sigurisht Alessio u ndal dhe të familja dhe kujtimet e fëmijërisë në Tropojë. Alessio e përshkroi atë periudhë si një nga më të bukurat e jetës së tij, mes natyrës, lojërave dhe një fëmijërie që, sipas tij, ndryshon shumë nga ajo që jetojnë fëmijët sot.

“Ne kalonim orë të tëra jashtë, ndërsa sot fëmijët janë më të lidhur me teknologjinë, me iPad-et dhe telefonat”, u shpreh ai me nostalgji.

Në një moment më emocional, modeli foli edhe për raportin me të atin dhe dhimbjen që i ka lënë humbja e tij. Me shumë sinqeritet, ai ndau ndjenjat dhe përjetimet që kanë shoqëruar këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së tij.

Një vend të veçantë në rrëfimin e tij zunë edhe boronicat, të cilat i kujtuan vitet e fëmijërisë. Alessio tregoi se ka mbledhur boronica që i vogël në Tropojë, ndërsa gjatë emisionit pati mundësinë t’i shijonte sërish, duke rikthyer kujtime të ëmbla nga vendlindja.



Source link