Arrest shtëpie për të përfshirë në dh*nën ndaj Eduard Kuçit: Ja çfarë deklaruan Jozefin Marku dhe miku i tij – Lajme Big Brother Vip
Nga seanca gjyqësore e zhvilluar me dyer të mbyllura për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka bërë të ditur informacione të reja. Këngëtari dhe personi tjetër që e shoqëronte po përballen me akuza për agresion fizik ndaj ish-pjesëmarrësit të formatit Për’puthen, Eduard Kuçi, ndërkohë që organi i drejtësisë vendosi masën “arrest shtëpie” për të dy të pandehurit.
Gjatë dhënies së deklaratës së tij, Marku ka tentuar të justifikojë aktin si një reagim të shkaktuar nga nervozizmi i çastit, duke pretenduar se Kuçi kishte fyer familjen e tij.
“U kërkoj falje për atë që ndodhi, ishte një veprim i pamenduar në një moment gjaknxehtësie.
Nuk kam pasur njohje të mëparshme me Eduard Kuçin, përveç ndërveprimeve në rrjetet sociale ku ai më ka ofenduar familjen.
E kam goditur vetëm një herë me shpullë, duke kërkuar prej tij të kërkonte ndjesë për sharjet ndaj familjes sime”, janë fjalët që i atribuohen Jozefin Markut.
Nga ana tjetër, Nikolli ka mohuar pjesëmarrjen në incident, duke pretenduar se ndodhej në një festë familjare në kohën kur ndodhi ngjarja, ndërsa për municionin e zbuluar në banesën e tij, ai u shpreh se ishin fishekë të vjetër dhe jofunksionalë.
“Unë atë natë që ka ndodhur ngjarja kam qenë në një dasmë, nuk kam qenë prezent në vendngjarje. Unë Jozin e kam mik, këtë e dinë të gjithë. Fishekët që keni gjetur në shtëpinë time ishin të ndryshkur, nuk e di përse ishin aty”, ka dëshmuar Kristjan Nikolli.