“Hajde o burrë se na *** nënën” (VIDEO)

September 6, 2026


Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar momente frike pasi dy persona të maskuar hynë në banesën e saj në zonën e Aljarafes, në Sevilje, ndërkohë që ajo dhe familjarët ndodheshin brenda.

Ngjarja është konfirmuar nga disa media spanjolle, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Sipas rrëfimit të Osornos, ajo ishte në katin e sipërm duke regjistruar përmbajtje për rrjetet sociale kur vuri re se një dritare, e cila zakonisht qëndronte e mbyllur, ishte hapur. Duke kuptuar se në shtëpi kishte persona të tjerë, ajo nisi të bërtiste për të paralajmëruar familjen.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara më pas nga vetë influencerja, tregojnë dy persona me fytyrat e mbuluara dhe me elektrikë në kokë, teksa kontrollojnë garderobën, sirtarët dhe raftet në kërkim të sendeve me vlerë. Sipas raportimeve, ata arritën të merrnin edhe bizhuteri përpara se të largoheshin.

Në videon që po qarkullon në rrjet, personat dëgjohen duke komunikuar mes tyre dhe në një moment dëgjohet edhe shprehja në shqip: “Hajde o burrë se na *** nënën”.

Familja njoftoi menjëherë numrin e emergjencës 112. Guardia Civil mbërriti vetëm pak minuta më vonë, por dy personat ishin larguar tashmë nga banesa përmes një dritareje. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetimet po drejtohen nga Policia Gjyqësore e Guardia Civil në Mairena del Aljarafe. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu nëse ngjarja mund të ketë lidhje me disa vjedhje të tjera të regjistruara gjatë së njëjtës natë në zonë, ndërsa deri tani nuk është bërë publik ndonjë arrestim apo identifikim i të dyshuarve.



Source link