E papritur/ Influencerja shqiprare ndahet nga bashkëshorti? Hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale (FOTO)

September 6, 2026


Heidi Lushtaku është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave turke, pasi një ndryshim në profilin e saj në Instagram ka ngritur pikëpyetje për martesën me futbollistin Merih Demiral.

Modelja dhe influencerja shqiptare ka hequr nga emri i profilit mbiemrin “Demiral”, duke lënë vetëm mbiemrin e saj, Lushtaku. Ajo ka ndryshuar gjithashtu edhe fotografinë e profilit, detaje që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Këto lëvizje kanë mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet për një krizë apo edhe një ndarje të mundshme mes çiftit. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga Heidi apo Merih që të konfirmojë një zhvillim të tillë.

Një tjetër detaj që bie në sy është se dyshja vazhdon ta ndjekë njëri-tjetrin në Instagram, çka e bën edhe më të paqartë situatën dhe nuk mbështet në vetvete pretendimet për një ndarje.

Duke qenë se Heidi Lushtaku është aktive prej vitesh në modeling dhe në rrjetet sociale, heqja e mbiemrit “Demiral” mund të lidhet po ashtu me mënyrën se si dëshiron të prezantojë publikisht dhe profesionalisht emrin e saj.

Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh. Një ndryshim në Instagram nuk mjafton për të konfirmuar fundin e një martese, ndaj mbetet për t’u parë nëse çifti do të reagojë ndaj lajmeve që kanë nisur të qarkullojnë.



Source link