Në pushime pa Klodin, Elijona tregon kush po i qëndron pranë – Ora Info
Elijona ka ndarë një tjetër moment nga pushimet e saj në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet duke shijuar ditët në bregdet.
Në imazh, ajo shihet e ulur pranë detit, duke marrë rreze dielli dhe duke lexuar një libër.
Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr më shumë mesazhi që ajo ka shoqëruar fotografinë.

Në anglisht, Elijona shkruan: “Duke i shpëtuar thashethemeve, përmendjes së emrave dhe historive… ndërsa disa njerëz ende përpiqen të ndërtojnë vëmendjen e tyre nga e jona”.
Për të sqaruar se me kë po i kalon pushimet, ajo ka shtuar edhe një shënim në shqip: “Jam në det me familje”.

Postimi vjen pak ditë pas reagimit të saj mbi zërat për një krizë të mundshme në marrëdhënien me Klodin.