‘Ta kisha ditë’, Shyhretja takohet me mërgimtarin viral – Ora Info
Vitin e kaluar, Rifati u bë viral në rrjetet sociale teksa gjatë punës në mërgim interpretonte këngën “Për vajzën” me një zë thuajse identik me atë të Shyhrete Behlulit.
Videoja e tij mori vëmendje të madhe, ndërsa shumë komentues mbetën të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme e zërave.
Pas gjithë reagimeve, takimi i shumëpritur më në fund ka ndodhur. Shyhretja dhe Rifati janë bërë bashkë dhe kanë rikrijuar momentin viral, këtë herë duke e interpretuar këngën krah njëri tjetrit.
“Ma në fund u takuam me Rifatin, i njëjti interpretim”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së përbashkët, e cila ka nisur menjëherë të shpërndahet në rrjete sociale.