Kristi Lamaj ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Pushime On Top”, ku foli për projektin e tij më të ri muzikor “Tunde moj Selin”, i lansuar vetëm pak ditë më parë.
Kënga ka marrë vëmendje të madhe, mirëpo ajo që ngriti pikëpyetje te publiku ishte mungesa e vetë Selin në videoklip — protagonistja e kësaj kënge që nga kohërat e “Big Brother VIP Albania”, me të cilën Kristi ruante një raport mjaft të ngushtë shoqërie.
E sikur të mos mjaftonte mungesa e saj në klip, ndjekësit vunë re se miqësia e tyre ka pësuar një krisje edhe në rrjetet sociale, pasi një “unfollow” mes tyre habiti të gjithë.
Kristi gjatë intervistës u shpreh se në klip ka vendosur të dalë vetëm, ndonëse kishte bërë një bisedë paraprake me Selin.
Ai sqaroi se skenari i klipit ishte përgatitur më herët dhe dëshira e tij ishte që ajo të shfaqej në dy apo tri sekuenca si valltare, por për shkak të angazhimeve të saj, koncerteve të tij në Evropë dhe axhendës së ngjeshur, produksioni vazhdoi me konceptin fillestar.
Kjo deklaratë e tij ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në reagime e komente nga më të ndryshme nga ndjekësit.
Shumë prej tyre kanë aluduar se pas fshirjes nga rrjetet sociale fshihet inati i këngëtarit, duke e akuzuar Kristin se i ka bërë bllok Selinës vetëm sepse ajo nuk ishte pjesë e videoklipit të tij.