Plagoset një person në Istog

August 7, 2026


Policia ka konfirmuar se një person është lënduar nga arma e zjarrit sonte në fshatin Banjë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar rreth orës 20:50, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Rugovës, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij”, tha Rugova.




Source link