Pse mungoi Selin Bollati në videoklipin e dedikuar asaj? Kristi Lamaj sqaron arsyet – Lajme Big Brother Vip

August 7, 2026


“Tunde moj Selinë” ka shkaktuar zhurmë të madhe në media sociale ende pa u publikuar e plotë. Megjithatë, mungesa e Selin Bollatit – personazhit të cilit i është kushtuar ky krijim muzikor – në videoklipin shoqërues, ka nxitur kuriozitet të gjerë, të cilit këngëtari Kristi Lamaj ka vendosur t’i përgjigjet publikisht.

Sipas këngëtarit, agjendat e ngarkuara të të dy protagonistëve pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 5” penguan bashkëpunimin e tyre në këtë projekt që pati jehonë të madhe në rrjet.

“Patjetër që unë do të jem vetëm gjatë xhirimit të klipit, pasi ashtu është bazuar i gjithë koncepti. Patjetër që e kam pasur një bisedë me Selinin. Edhe pse i gjithë procesi, i gjithë skenari i klipit ishte kopsitur që më parë. Gjithsesi ne folëm, ishte dicka që unë doja që Selini të ishte prezente domethënë në dy-tre sekuenca te pjesa e klipit, si valltare.

Por ajo me projektet e panumërta që ka, unë ndërkohë kam qenë me koncerte nëpër Europë e jo vetëm, edhe në Shqipëri kam qenë pjesë në evente. Produksioni vazhdoj punën. I gjithë skenari është ndërtuar me bazë artistike” u shpreh Kristi në një bisedë për “Pushime On Top”.

Nga ana tjetër, fansat aludojnë se shkëputja e lidhjeve në rrjetet sociale mes tyre tregon për një krisje të marrëdhënies, çka mund të ketë ndikuar në mosshfaqjen e Selinit në videoklipin dedikuar emrit të saj.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare mbi gjendjen aktuale të shoqërisë që u krijua gjatë kohës së qëndrimit në BBVA5.



Source link