Edhe pse “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar, diskutimet për edicionin e gjashtë kanë nisur prej kohësh.
Në rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 6, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Top Channel.
Pas pesë edicioneve, ku kanë marrë pjesë mbi 170 banorë, pritshmëritë janë që produksioni të sjellë figura të reja nga fusha të ndryshme si muzika, aktrimi, televizioni dhe rrjetet sociale.
Mes emrave që po përfliten më së shumti janë:
- Visjan Ukcenaj
- Young Zerka
- Robert Aliaj Dragot
- Sara Hoxha
- Hilda Kërtalli
- Renee Reffo
- Meriton Rama
- Eugent Bushpepa
- Ina Pashollari
Megjithatë, këta emra mbeten vetëm në nivel spekulimesh dhe nuk janë konfirmuar nga produksioni.
Si çdo vit, Top Channel mban sekret listën e banorëve deri në prezantimin zyrtar të kastit, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në shtëpinë më të famshme në Shqipëri të hyjnë edhe personazhe që nuk janë përmendur ende publikisht.