Laurenti lë pa fjalë partneren, i propozon mbi Nju-Jork në helikopter

August 2, 2026


Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Laurenti Krasniqi, ka bërë hapin e madh në lidhjen e tij me partneren, Lauretën.

Ai i ka propozuar martesë gjatë një fluturimi me helikopter mbi Nju Jork, duke zgjedhur pamjen mbresëlënëse të qytetit për këtë moment të veçantë. Në fotografitë e publikuara nga çifti, Laureta shihet e emocionuar teksa tregon unazën, ndërsa të dy shfaqen të buzëqeshur pas propozimit.

Lajmin e kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku menjëherë kanë nisur edhe urimet për çiftin.

Laurenti, ndryshe, u bë edhe më i njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së tij në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”. /Prive By Liberta Spahiu






Source link