Çka nuk shkon me fytyrën e bashkëshortit të Selena Gomezit?
2
Selena Gomez ka publikuar një video bashkë me partnerin e saj, Benny Blanco, për të paralajmëruar këngën e tyre të re.
Në video shihet Selena duke drejtuar një biçikletë, me Bennyn që qëndron prapa saj dhe i mbështetur në artisten, shkruan IndeksOnline.
Por, vëmendjen e merr fytyra e Bennyt, që duket e deformuar.
Derisa nuk dihet nëse ai po mban plotësisht një maskë apo e ka të ndërtuar grimin tredimensional ashtu, disa thonë që Benny po ironizon me komentet për pamjen e tij.
Disa herë, DJ dhe producenti i famshëm ishte qendër e komenteve negative mbi tiparet fizike të tij.