Inspektorati i Kryeqytetit nuk kontrollon sigurinë e kranëve
1
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka reaguar pas aksidentit tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku humbi jetën një punëtor dhe një tjetër mbeti i lënduar.
Në një sqarim publik, Brestovci ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka theksuar se, sipas legjislacionit në fuqi, kontrolli teknik i vinçit (kranit), dokumentacioni, autorizimet e operatorit dhe zbatimi i masave të sigurisë në punë janë kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës.
“Kjo nënkupton se Inspektorati Qendror i Punës është institucioni përgjegjës për të verifikuar, ndër të tjera, nëse vinçi i është nënshtruar kontrolleve teknike të nevojshme, nëse posedon dokumentacionin përkatës, nëse operatori ka autorizimet e nevojshme, si dhe nëse punëdhënësi ka zbatuar të gjitha standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë”, ka shkruar në sqarimin e tij Brestovci.
Ai ka bërë të ditur se Inspektorati i Kryeqytetit ushtron kompetencat e tij vetëm në kuadër të Ligjit për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e lejeve dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë: