Shtrenjtohen nafta dhe benzina në Kosovë, MINT-i publikon çmimet e reja
15
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat vlejnë për datën 25 korrik.
Sipas vendimit të MINTI-it, çmimi maksimal i naftës është 1.72 euro për litër, tre cent më i lartë krahasuar me të premten, kur ishte 1.69 euro.
Shtrenjtim ka pësuar edhe benzina. Çmimi maksimal i saj është 1.51 euro për litër, një cent më shumë se të premten, kur kushtonte 1.50 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për 24 orë.