Aksidenti me një viktimë dhe një të plagosur te rrethrrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja, si ndodhi përplasja e betonierës me Audi-n

July 22, 2026


Këto që shihni në foto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, duket mjeti tip ‘Audi’ i bërë copash, pasi u përplas me betonieren.

Betonierja më pas ka rënë nga lartësia, duke i marrë jetën drejtuesit të tonazhit të rëndë.

Shoferi i mjetit ‘Audi’ ndodhet në spital në gjendje stabile, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota.




Source link