Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Fushë Kosovë

July 15, 2026


Një person ka mbetur sonte i plagosur në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.

Pllana ka thënë se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 dhe se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana.

Ndryshe Indeksonline mëson autori i rastit është nipi i viktimës, i cili për motive të panjohura ka plagosur axhën e tij.

 

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

 

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Dobrevë të Fushë Kosovës

 




Source link