Edhe nëse Abdixhiku mbetet kryetar, përçarje nuk do të ketë
6
Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se zhvillimet e fundit brenda partisë nuk kanë për qëllim përçarjen, por forcimin dhe zhvillimin e saj.
Në emisionin Debat Plus, Dushi tha se askush brenda LDK-së nuk është i gatshëm të largohet nga partia, pavarësisht procesit të nisur për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.
I pyetur nëse mund të ketë ndarje brenda LDK-së në rast se Lumir Abdixhiku mbetet në krye të partisë, Dushi e hodhi poshtë një mundësi të tillë.
“Jo, në asnjë mënyrë. Nuk është kjo ideja dhe nuk është ky qëllimi. Qëllimi është rritja dhe zhvillimi i LDK-së dhe në asnjë mënyrë ndarja apo zvogëlimi i saj. Përçarje nuk mund të ketë në LDK dhe nuk do të ketë”, ka deklaruar Dushi.